Oravi përsërit thirrjen e Borrellit për sulmin terrorist në Ibër-Lepenc
Aktuale
December 02, 2024 - 11:10
Avio Orav, shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, ka përsëritur thirrjen e përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, i cili ka dënuar ashpër sulmin e 29 nëntorit në Ibër-Lepenc dhe e ka quajtur sabotazh e akt terrorist.
Pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, Oravi nuk tha asgjë më tepër për mediat, vetëm se thirrja e Borrellit ishte e qartë dhe se bashkë me komunitetin ndërkombëtar u njoftuan me zhvillimet e fundit mbi sulmin e të premtes mbrëma.
“Patëm një takim me kryeministrin Kurti dhe komunitetin ndërkombëtar. Kryeministri pati mundësinë të na informojë për zhvillimet e së premtes mbrëma. Nga ana e Bashkimit Evropian, Borrelli ka bërë një thirrje të qartë që nuk do ta përsëris sepse dihet tashmë”, tha Oravi.