Përfundon takimi me ambasadorët, Kurti largohet nga Qeveria
Aktuale
December 02, 2024 - 10:49
Ka përfunduar takimi i paparalajmëruar i ambasadorëve të vendeve të QUINT-it me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.
Ambasadorët sot kanë zbarkuar në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, me ç’rast kanë takuar kryeministrin Kurti.
Ky takim erdhi pas zhvillimeve të shumta në veri të vendit dhe sulmit në Ibër-Lepenc, që ndodhi natën e 29 nëntorit.
Pas përfundimit të takimit që patën sot Kurti dhe ambasadorët, ai është parë duke u larguar shpejt nga objekti i Qeverisë së Kosovës.
Nën përcjellje të zyrtarëve policorë, Kurti tashmë u largua në takimin e radhës, të cilin e ka në agjendë.