Mitrovica pa ujë për shkak të rrjedhjes në kanalin e Ibër-Lepencit, furnizimi rikthehet në mesditë
Aktuale
December 02, 2024 - 10:25
Qytetarët e rajonit të Mitrovicës kanë vazhduar të përballen me reduktime të ujit të pijshëm gjatë natës, si pasojë e punimeve në kanalin e Ibër-Lepencit, ku ka ndodhur një rrjedhje uji.
Sipas një njoftimi nga ujësjellësi rajonal “Mitrovica”, pas përfundimit të punimeve pritet që furnizimi me ujë të pijshëm të rikthehet sot në orën 12:00.
“Mungesa e ujit të pijes ka ardhur si pasojë e punimeve të zhvilluara në kanalin e Ibër-Lepencit, të cilat kanë ndodhur gjatë natës dhe të cilat tashmë janë tejkaluar falë punës së palodhshme të stafit të tyre dhe jo vetëm. Tani jemi në përgatitje të rikthimit të furnizimit dhe sipas parashikimeve tona presim që trajtimi i ujit të filloj prej orës 12:00”, thuhet në njoftim.