Situata e sigurisë pas sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit, ambasadorët i shkojnë Kurtit në takim
Foto: Laura Hasani

Situata e sigurisë pas sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit, ambasadorët i shkojnë Kurtit në takim

Aktuale December 02, 2024 - 10:01

Sulmi i 29 nëntorit në kanalin e Ibër-Lepencit në fshatin Varagë të Zubin Potokut ka bërë që ndërkombëtarët ta dënojnë këtë sulm, ku edhe kërkuan dorëzimin e autorëve të këtij sulmi.

Pavarësisht se kanë reaguar përmes rrjeteve sociale ose edhe përmes kumtesave, Zeri.info, merr vesh se kryeministri Albin Kurti po e zhvillon një takim me të gjithë ambasadorët e akredituar në Kosovë.

Sipas këtij burimi, takimi aktualisht është duke u zhvilluar në Kryeministri dhe pas përfundimit të tij është ambasadori amerikan Jeff Hovenier ai i cili do të prononcohet para mediave.

Ndryshe, sulmi terrorist në veri të vendit ndodhi më 29 nëntor në Zubin Potok, konkretisht në kanalin e Ibër Lepencit.

Ndërkaq, lidhur me rastin, një personit tashmë i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.  /Zëri