Vdes zyrtari i Komunës së Podujevës, Blerim Nishefci

Vdes zyrtari i Komunës së Podujevës, Blerim Nishefci

Aktuale December 02, 2024 - 09:26

Ka vdekur Blerim Nishefci, zyrtar i Administratës i Komunës së Podujevës.

Për vdekjen e tij ka shkruar kreu i kësaj komune Shpejtim Bulliqi, i cili thotë se Nishefci dha kontribut të madh jo vetëm për institucionin, por edhe për qytetarët e Podujevës.

“Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e punëtorit shumëvjeçar të Komunës së Podujevës, Blerim Nishefci. Ua shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, kolegëve, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën të ndjerin!”, shkroi i pari i Podujevës në Facebook.