Abdixhiku nga tubimi në Zvicër: Turneu i Ndryshimit do ishte i mangët pa mërgatën

Abdixhiku nga tubimi në Zvicër: Turneu i Ndryshimit do ishte i mangët pa mërgatën

Aktuale December 01, 2024 - 23:45

“Jemi tjetër nivel, nga 1989 deri më sot, Liri, Pavarësi, Demokraci”, kështu e ka përshkruar kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), pritjen që i është bërë në diasporë.

Ai të dielën ka qëndruar në qytetin Oltenit të Zvicrës, ku është pritur nga një numër i madh i njerzëve aty.

Abdixhiku ka folur për ndryshim, që thotë të jetë i domosdoshëm në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

“Turneu i Ndryshimit”, është zhvilluar nëpër qytete të Kosoës, por Abdixhiku tha se do të ishte i mangët rrugëtimi pa mërgatën.

“Ky rrugëtim histrorik u formësua në të gjitha tubimet e ndryshimit që i mbajtëm në Kosovë si ftesë e thirre monumentale për ndryshi. Ky rrugëtim them të drejtën ishte i mangët pa pasurinë tonë më të madhe pa mërgatën tonë”, ka thënë ndër tjerash Abdixhiku.