Gashi takohet me sipërmarrës shqiptarë në Danimarkë, bën thirrje për regjistrim nënë platformën eDiaspora
Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi në kuadër të vizitës së punës në Mbretërinë e Danimarkës, , zhvilloi disa takime me liderë të biznesit, sipërmarrës dhe me profesionistë shqiptarë, të cilët luajnë një rol të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe këtij shteti. 1 dhjetor 2024.
Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi në kuadër të vizitës së punës në Mbretërinë e Danimarkës, zhvilloi disa takime me liderë të biznesit, sipërmarrës dhe me profesionistë shqiptarë, të cilët luajnë një rol të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe këtij shteti.
Ajo i ftoi të pranishmit të regjistrohen në platformën ediaspora.rks-gov.net,si pjesë e procesit të regjistrimit të popullsisë
“Në një takim rrjetëzues, i organizuar nga Konsullata e Republikës së Kosovës në Danimarkë, zëvendësministrja Gashi e shoqëruar nga konsulli i Kosovës, z. Valdrin Grainca dhe nga ambasadori i Shqipërisë, z. Sokol Dedja, takoi profesionistë nga fusha të ndryshme. Takimi kishte për qëllim forcimin e rrjetëzimit dhe krijimin e mundësive të reja për bashkëpunim ndërmjet diasporës dhe institucioneve tona. Gjatë këtij takimi, zëvendësministrja prezantoi disa programe të Qeverisë së Kosovës për diasporën. Ajo i ftoi të pranishmit të regjistrohen në platformën ediaspora.rks-gov.net,si pjesë e procesit të regjistrimit të popullsisë”, bëhet e ditur në komunikatë.
Takimet vazhduan me përfaqësues të bizneseve dhe afaristë që kanë shënuar suksese të mëdha në Danimarkë. Z
Gashi u takua me pronarët e kompanive “Ora Concepts”, “Viggo Group” dhe “La Rocca Holding”, të cilët prezantuan angazhimet e tyre, prodhimin, importin e produkteve nga Kosova dhe shtrirjen e tyre në tregjet ndërkombëtare.
Zëvendësministrja i falënderoi afaristët për promovimin që po i bëjnë Kosovës dhe për integrimin e produkteve vendëse në tregun global, duke theksuar rëndësinë e rrjetëzimit ndërmjet diasporës dhe sektorit të prodhimit vendas.
“Ajo nënvizoi rolin kyç të diasporës në hapjen e tregut evropian për produktet “Made in Kosova”. Përmes lidhjeve mes afaristëve të diasporës dhe distributorëve ndërkombëtarë, kjo platformë mundëson qasje në tregje të reja dhe rrit kërkesën për produktet nga Kosova”, shkruan tutje në kumtesë.
Gashi theksoi se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës do të vazhdojë t’i mbështetë dhe t’i forcojë lidhjet me diasporën, me qëllim të krijimit të mundësive për angazhim dhe ndërveprim me Kosovën.