Haradinaj: Anëtarësimi në NATO – zgjidhja që Kurti s’e kupton dhe e pengon
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova të keqe e ka vetëm qeverinë.
Sipas tij, kryeministri Albin Kurti nuk e kupton se zgjidhja është anëtarësimi i shpejtë në NATO.
“Anëtarësimi i shpejtë në NATO është zgjidhja që kryeministri aktual nuk e kupton dhe e pengon. Për këtë e kemi bërë e aftësuar shtetin dhe ushtrinë”, u shpreh ai.
“Kosova ka miq e aleat të fuqishëm. Të keqe e ka veç qeverinë”, tha tutje ish-kryeministri.
Kreu i AAK-së u shpreh i bindur se qeveria do të ndërrohet me 9 shkurt, raporton klankosova.
“Ne e ndrrojmë qeverinë më 9 shkurt, sepse duam që rruga e përbashkët me miqtë e aleatët të avancojë. Debatet tjera janë operacion shpërqendrimi nga Kurti paranojak”, deklaroi ai.