Mustafa (PDK), Kurti po i merr nën mbrojtje të dyshuarit për keqpërdorime
Profesori universitar, Shkumbin Misini duke foluar për figuren e kanididatit për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka thënë se ky i fundit deri me sot nuk ka pasur asnjë skandal me gjithë pozitat që ka mbajtur dhe ka kërkuar nga z.Mustafa të dijë se si do të veproi në të ardhmen kjo parti në rast se ndaj zyrtarëve të tyre ka dyshime e akuza për korrupsion.
Anëtari i kryesisë i PDK, Arben Mustafa ka thënë se edhe në të kaluarën kur zyrtar të PDK janë dyshuar për keqperdorime asnjëherë partia nuk u ka dal në mbrojtje siç po bënë tash partia në pushtet për anëtarët e saj dhe as në të ardhmen nuk do t’iu del në mbrojtje.
“Gjatë qeverisjes aktuale sikur në rastin e drejtorit të KEK-ut, sikur në rastin e ambasadorit Berishaj dhe si në çdo rast tjetër të dyshuar për afera korruptive. Njejt po ndodh edhe me rastin e ndarjes së subvensioneve për bujqësi ku në të gjitha këto raste partia në pushtet por edhe vet kryeministri i ka marrë në mbrojtje këta zyrtat të dyshimt për keqpërdorime. Partia Demokratike e Kosovës as në të kaluarën nuk i ka marr në mbrojtje e as nuk do t’i merr asnjë zyrtar të dyshuar për keqpërdorime”, ka thënë Mustafa.
I njëjti ka folur edhe për punësimet partiake që po ndodhin nën qeverisjen aktuale. Sipas tij të rinjët kanë humbur shpresën dhe po migrojnë duke mos pa zgjidhje për një jetë më të mirë në Kosovë.
Me planin ekonomik të PDK-së sipas tij do të krijihen kushte për punësim meritor dhe do të krijohen ambient i mirë i të bërit biznes në mënyrë që të stopohet migrimi i të rinjëve.
“Ajo çka ne synojmë është që qytetarëve tanë të ju ofrojmë një perspektiv për një jetë të dinjitetshme çdo të riu në Kosovë. Çdo i ri i cili ka aftësitë e nevojshme, kualifikimet e nevojshme nuk do të frigohet se nuk mund të gjejë një vend pune. Ajo që e karakterizon z.Hamza në krejt karierën e tij është vendosja e standardeve të larta të llogaridhnjës dhe të përgjegjësisë. Në çdo institucion që ka punuar ka krijuar ekipe me të rinjë profesionist pavarësisht se me cilin parti kanë qenë ata dhe njejt do të vazhdoi”, ka shtuar anëtari i kryesisë Mustafta.
Mustafa ka thënë tashmë ka ardhur koha që rinjët té dijnë se për çka po mundohen dhe me qeverisjen e PDK mundi i tyre nuk do të humb.