Rizvanolli: Prurjet e ujit në KEK kanë arritur nivele optimale për furnizim me ujë të TC “Kosova B”
Foto: Laura Hasani

Rizvanolli: Prurjet e ujit në KEK kanë arritur nivele optimale për furnizim me ujë të TC “Kosova B”

Aktuale December 01, 2024 - 00:15

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se furnizimi me ujë për Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) ka arritur nivelin e  duhur.

Rizvanolli përmes një postim në rrjetin social Facebook, ka theksuar se furnizimi me ujë ka filluar në rajonin e Mitrovicës, e orëve në vazhdim do të kenë edhe qytetet e tjera.

“24 orë pas sulmit terrorist në kanalin e Ibër Lepencit, prurjet e ujit në KEK kanë arritur nivele optimale për furnizim me ujë të TC “Kosova B”.  Me këtë rast, Ibër Lepenci ka rifilluar furnizimin e fabrikave të ujit në rajonet e Mitrovicës dhe Prishtinës”.

“Furnizimi me ujë për qytetarët e rajonit të Mitrovicës tashmë ka filluar, ndërsa gjatë orëve në vijim pritet të përmirësohet furnizimi edhe në komunat e prekura të rajonit të Prishtinës, përfshirë Fushë Kosovën, Drenasin dhe Obiliqin”, ka shkruar Rizvanolli.