Sulmi terrorist në Ibër-Lepenc la Mitrovicën e Veriut pa ujë të pijshëm, Komuna del me një njoftim
Foto: Laura Hasani

Sulmi terrorist në Ibër-Lepenc la Mitrovicën e Veriut pa ujë të pijshëm, Komuna del me një njoftim

Aktuale November 30, 2024 - 12:47

Si pasojë e sulmit të mbrëmshëm terrorist në kanalin e Ibër Lepencit, furnizimi me ujë të pijes është ndërprerë në komunën e Mitrovicës së Veriut.

Kjo e fundit ka dalë me një njoftim për qytetarët në lidhje me furnizimet me ujë të pijshëm.

Komuna tha se do të vendosë cisterna me ujë të pijes në lagjet e qytetit të Mitrovicës Veriore, sipas orarit të mëposhtëm:

13:00 – Lagjja e Boshnjakëve

13:45 – Lagjet pranë Spitalit

14:30 – Lagjet pranë Stacionit të Policisë

“Vazhdimisht në lagje të tjera deri në rifillimin e furnizimit të rregullt me ujë të pijes. Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj”, u tha në këtë njoftim.