Shpërthimi në kanalin e Ibër-Lepencit në veri, Lajçaku: Autorët duhet të mbajnë përgjegjësi
Aktuale
November 30, 2024 - 12:34
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi ka reaguar pas incidentit të ndodhur të premten në Zubin Potok ku është dëmtuar kanali i ujit të Ibër-Lepencit nga një shpërthim me mjet eksploziv.
Lajçaku ka thënë se ndanë të njëjtin qëndrim me shefin e Zyrës së BE-së në Prishtinë dhe ka thënë se ata që janë përgjegjës për sabotimin e infrastrukturës së rëndësishme të Kosovës duhet të mbajnë përgjegjësi.
“Pajtohem plotësisht me shefin e Zyrës së BE-së. Ata që janë përgjegjës për sabotimin e infrastrukturës kritike të Kosovës duhet të mbajnë përgjegjësi”, ka shkruar Lajçaku.
I fully align with @AivoOrav. Those responsible for sabotaging Kosovo’s critical infrastructure must be held accountable. https://t.co/eUihJAIxgr
— Miroslav Lajëák (@MiroslavLajcak) November 30, 2024