Rohde: E dënojmë sulmin në Ibër Lepenc, Gjermania e gatshme të mbështesë Kosovën
Foto: Laura Hasani

Rohde: E dënojmë sulmin në Ibër Lepenc, Gjermania e gatshme të mbështesë Kosovën

Aktuale November 30, 2024 - 00:52

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, e ka dënuar fuqishëm sulmin në kanalin kryesor të Ibër Lepencit.

Në një postim në platformën X, ai ka theksuar se ky sulm prek të gjitha komunitetet në mbarë Kosovën.

“Bëjmë  thirrje për hetim të plotë dhe vënien e autorëve para drejtësisë. Gjermania është e gatshme të mbështesë autoritetet kosovare”, ka thënë Rohde.