Në Kumanovë, Policia ndihmon një person që ta heq flamurin shqiptar gjatë festës së 28 Nëntorit [video]
Aktuale
November 29, 2024 - 21:58
Në rrjetin social Facebook po qarkullon një video nga Kumanova. Në video shihet një person i cili ka hypur mbi furgonin e policisë dhe e përdhosë flamurin kombëtar shqiptar.
Deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim as nga MPB-ja, e as nga ndonjë përfaqësues i institucioneve. Kujtojmë se kryetari i Kumanovës, Makisim Dimitrievski reagoi mbrëmë për incidentin me flamurin maqedonas, ndërsa për rastin në fjalë nuk ka thënë gjë.