Rohde: I kam paralajmëruar liderët në Kosovë se ekzistojnë kufizime për fushata zgjedhore në Gjermani
Foto: Laura Hasani

Rohde: I kam paralajmëruar liderët në Kosovë se ekzistojnë kufizime për fushata zgjedhore në Gjermani

Aktuale November 28, 2024 - 21:36

Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde,i në një intervistë për RTV21 porositi që draft- satuti të dërgohet në Kushtetuese. Ai shtoi se: “Drafti është i yni, ekspertë evropianë e kanë hartuar, ne e kemi paraqitur”.

Po ashtu ambsadori gjemran, Jorn Rohde në Kosovë tha se nuk duhet te fyhet klubi në të cilin Kosova do të anëtarësohet. Rohde iu referua deklaratave të udhëheqësve institucionalë mbi “mosbalancën e BE-së ndaj palëve në dialog”.

Ai tha po ashtu se i ka paralajmëruar liderët në Kosovë se ekzistojnë kufizime për fushata zgjedhore në Gjermani.

“Siç iu kam thënë edhe (liderëve) të partive politike, ne e kemi një rregullore të miratuar para disa vjetësh, sipas të cilës ekzistojnë disa kufizime përkitazi me fushatat për zgjedhje të huaja. Një nga elementet e kësaj rregulloreje është që parimisht nuk duhet të ketë fushata zgjedhore të huaja në territorin gjerman tre muaj para datës së zgjedhjeve. Kjo sepse nuk duam që… të themi… ne kemi tre millionë pjesëtarë të pakicës turke atje dhe e dini… ka fushata shumë përqarëse. Pra ato mund të mbahen në vendet tuaja, prandaj ekziston kjo rregullore. Mund sigurisht të organizohen ngjarje, por jo shumë afër zgjedhjeve. Prandaj ai ishte një rikujtim miqësor, sepse jo të gjithë ishin në dijeni për të, edhe pse kjo rregullore iu është përcjellur të gjitha ambasadave në vitin 2022. Por ndoshta jo të gjitha qeveritë ua kanë përcjellur atë të gjithë hisedarëve”, thotë Rohde.