Rohde si Hovenieri, i drejtohet qeverisë: Mos e fyeni klubin ku doni të hyni, kjo kurrë nuk është ide e mirë
Foto: Laura Hasani

Rohde si Hovenieri, i drejtohet qeverisë: Mos e fyeni klubin ku doni të hyni, kjo kurrë nuk është ide e mirë

Aktuale November 28, 2024 - 20:02

Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka deklaruar se nuk duhet të fyhet klubi në të cilin Kosova do të anëtarësohet.

Rohde iu referua deklaratave të udhëheqësve institucionalë mbi “mosbalancën e BE-së ndaj palëve në dialog”.

Ambasadori gjerman ka folur edhe për raportet e Gjermanisë dhe Kosovës, për draftin e Asociacionit dhe Gjykatën Kushtetuese, për Këshillin e Evropës dhe perspektivën evropiane të Kosovës.

“Është gabim të mendohet se kur qeveritë ndërrohen, ndryshojnë edhe parametrat kryesore…Ne duam që normalizimi të ndodhë, ne kemi një dokument që operon dhe marrëveshja e Brukselit është e përshkruar qartë aty. Aktualisht jemi bllokuar për shkak se të dyja palët nuk tregojnë, do të thosha, besim të mire dhe vullnet për të lëvizur. Por e vërteta është se Serbia është e kënaqur me status quo-në. Kosova do që të ndryshojë status quo-në. Ne duam ta ndryshojmë status quo-në për më shumë njohje, duke u bërë anëtar i të gjitha klubeve ku dëshironi të jeni. Dhe mendoj se ishte kolegu im i SHBA-së i cili tha disa javë më parë, nëse doni të bëheni anëtar të klubit, mos e fyeni atë klub ku doni të bëheni anëtar i tij. Kjo nuk është kurrë ide e mirë”, tha Ambasadori Jorn Rohde n RTV21.

Deklaratë të njëjtë kishte dhënë edhe ambasadori amerikan, Hovenier.