Krasniqi: Në datën më të rëndësishme për shqiptarët, inauguruam memorialin e daljes së parë të UÇK-së
Kryetari i PDK-së, Memli Krasnqi ka njoftuar se kanë inauguruar memorialin e daljes së parë publike të UÇK-së.
Krasniqi përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thën se inaugurimi u bë në datën më të rëndësishme për shqiptarët.
“Sot, në datën më të rëndësishme për kombin shqiptar, 28 Nëntorin, në Drenicë inauguruam memorialin e daljes së parë publike të UÇK-së. Bëmë homazhe edhe në Prekaz e Marinë. Kjo datë, vjen e bashkon dhe frymëzon shqiptarët ndër shekuj, që nga viti 1443 me Skenderbeun në Krujë, 1912 me Ismail Qemalin e Isa Boletinin në Vlorë, e deri më 1997 në Llaushë, në daljen e parë publike të UÇK-së”, thuhet në njoftim.
Tutje, ai ka pohuar se për më tepër, shënon edhe ditëlindjen e komandatit tonë legjendar, Adem Jashari.
“Si e tillë, përtej peshës historike, ajo rishfaqet çdo vit, çdo ditë, si busullë e cila mban në kursin e duhur aspiratat dhe ëndrrat e shqiptarëve gjithandej globit, për zhvillim, unitet e integrim.
Qoftë ky nëntori i fundit të cilin e festojmë pa çlirimtarët tanë, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin dhe shokët e tyre. Urime 28 Nëntorin, shqiptarë.