Shtëpia kuqezi në Shipkovicë, pronari në mërgim ruan dashurinë për atdheun
Aktuale
November 28, 2024 - 15:51
Shtëpia me fasadën me mbi 30 flamuj gjendet në Shipkovicë të Tetovës. Pronari i saj është Xhelal Shpici, mërgimtar në Bullgari, por arritëm të flasim me të.
“Shtëpia është bërë në fillim të vitit dhe është bërë për dashurinë që kam ndaj kombit dhe një nder sado pak për të gjithë ata që kanë dhënë jetën për liri dhe për nderë të kauzës”, tha Xhelal Shpici, pronar i shtëpisë.
Xhelali ka marrë komente të mira për idenë dhe thotë se i vjen mirë që është pëlqyer.
“Ideja është imja dhe mjeshtrit, i kam paguar dhe u kam treguar se çka të bëjnë, vetëm se materialet i kam sjellë nga jashtë se është problem për ngjyrën e kuqe nuk kishte gjithkund”, pohoi Xhelal Shpici, pronar i shtëpisë.