Berisha uron shqiptarët për 112-vjetorin e Pavarësisë: Gëzuar datën e lindjes së Shqipërisë moderne!
Foto: Laura Hasani

Berisha uron shqiptarët për 112-vjetorin e Pavarësisë: Gëzuar datën e lindjes së Shqipërisë moderne!

Aktuale November 28, 2024 - 14:40

Kreu i PD-së, Sali Berisha, u ka uruar shqiptarëve 28 Nëntorin, duke e konsideruar si datën e lindjes së Shqipërisë moderne.

Kreu i Partisë Demokratike thekson se Ismail Bej Vlora dhe etërit e tjerë të pavarësisë po të zgjoheshin sot, nuk do të njihnin asgjë nga Shqipëria në të cilën ata shpallën pavarësinë.

“Sot unë kam një urim nga zemra për të gjithë qytetarët e Vlorës, për të gjithë shqiptarët, Gëzuar festën e Festave, datën e lindjes, datën e re të lindjes së Shqipërisë moderne, ditën e Pavarësisë. Një ditë kjo, në të cilën Ismail Bej Vlora, me një vizion gjenial dhe në kushte tërësisht të kundërta me ëndërrën e tij dhe të shqiptarëve, ngriti në Vlorë flamurin e Skënderbeut, shpalli Pavarësinë në një akt shpëtimtar të ekzistencës së Shqipërisë, por edhe të kombit shqiptar. Ismail Bej Vlora dhe etërit e tjerë të pavarësisë po të zgjoheshin sot, nuk do të njihnin asgjë nga Shqipëria në të cilën ata shpallën pavarësinë. Shqipëria është vite e vite drite larg. Por në qoftë se në rrafshin material, fizik, ndryshimet janë vite drite larg, përsëri për fatin jo të mirë, ngjashmëritë janë të pashmangshme. Pas shpalljes së Pavarësisë, vrapuan t’ia merrnin pavarësinë Shqipërisë. Përzunë nga vendi babanë e pavarësisë. Firmosën traktate për zhdukjen e saj. Shqiptarët krijuan principata në shërbim të të huajve. Hodhi shqiptare u dyndën drejt Vlorës për të përzënë Ismail Qemalin dhe kundra tij”, thotë Berisha.