Në seancë private, dëshmon dëshmitari i 108-të në rastin “Thaçi dhe të tjerët”

Në seancë private, dëshmon dëshmitari i 108-të në rastin “Thaçi dhe të tjerët”

Aktuale November 28, 2024 - 12:28

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë ka filluar dëshminë në seancë private dëshmitari i 108-të në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Ky dëshmitar mban kodin W04820 dhe pyetjet për atë i ka filluar prokurori Cezary Mihailzcuk, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ndryshe, deklaratat e dëshmitarit, së bashku me materialet përcjellëse dhe shënimin përgatitor, u pranuan në prova materiale, pasi nuk pati kundërshtime nga ana e mbrojtjes.

Gjithashtu, u vendos që konfidenciale të jenë edhe datat e këtyre deklaratave, me qëllim që të mbrohet dëshmitari.

Ndërsa, prokurori nuk lexoi ndonjë përmbledhje në publik për këtë dëshmitar.

Kujtojmë se meqenëse sot është 28 Nëntori, ish-krerët e UÇK-së në këtë seancë u paraqitën me kollare me motive kombëtare. Madje, ajo e Selimit mbante emblemën e UÇK-së. /BetimipërDrejtësi

Shkrimin e plotë mund ta lexoni: KETU