Lutfiu e vendos flamurin kombëtar në ndërtesën e Këshillit Kombëtar Shqiptar [video]
Aktuale
November 28, 2024 - 12:02
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës, Nevzad Luftiu, për nder të 28 Nëntorit e ka vendosur në ndërtesën e këtij institucioni flamurin kombëtar.
Ndërtesa, e cila gjendet në qytetin e Bujanocit, është rinovuar së fundmi dhe ka elemente kuq dhe zi, si dhe në murin e saj është gravuar poezia “Gjuha Jonë”, e të madhit Naim Frashëri, shkruan Zeri.info.
Theksojmë se çdoherë kur në objektin e Këshillit Kombëtar Shqiptar është vendosur flamuri kombëtar me rastin e 28 Nëntorit, autoritetet serbe kanë gjobitur edhe kryetarët, por edhe institucionin. /Zëri