Ndarja nga jeta e profesor Repishtit, Osmani: Ishte patriot e prijatar me vizion

Ndarja nga jeta e profesor Repishtit, Osmani: Ishte patriot e prijatar me vizion

Aktuale November 28, 2024 - 11:56

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se me dhimbje të thellë pranoi lajmin për ndarjen nga jeta të profesor Sami Repishtit, patriotit të madh, zërit të shquar për drejtësi, liri e pavarësi të Kosovës.

Osmani ka thënë se vepra e profesor Sami Repishtit është dëshmi e guximit dhe e përkushtimit – duke qëndruar në ballë të luftës për të drejtat e njeriut dhe luftës për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Dëshmia e tij në institucionet amerikane, shkrimet e tij për historinë e Kosovës dhe dashuria e tij e thellë për popullin tonë do të mbeten të paharrueshme. Ai ishte një patriot e prijatar me vizion, përpjekjet e të cilit ndihmuan në formësimin e rrugës drejt pavarësisë sonë”, ka shkruar Osmani.

“Mirënjohje e përjetshme për një jetë kushtuar çështjes shqiptare! U prehtë në paqe profesor Repishti. Trashëgimia e tij do të jetojë për sa të jetë kombi jonë!”, shkroi ajo.