Osmani: 28 Nëntori është kujtim i sakrificave për liri e paqe
Foto: Presidenca e Kosovës

Osmani: 28 Nëntori është kujtim i sakrificave për liri e paqe

Aktuale November 28, 2024 - 10:17
28 Nëntori, Osmani: Simbiozë e tri momenteve historike që e lartësojnë kombin tonë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar shqiptarët me rastin e festave të 28 Nëntorit.

Ajo thotë se kjo datë nuk është vetëm simbol i betejave dhe triumfeve tona, por edhe kujtim i sakrificave tona për të qenë të lirë dhe krenarë.

“Më 28 nëntor nderojmë historinë, flamurin dhe identitetin kombëtar, duke riafirmuar përkushtimin tonë për fuqizimin e shteteve tona”, shkroi Osmani.

Tutje ajo ka thënë se “28 Nëntori nuk është vetëm simbol i betejave dhe triumfeve tona, por edhe kujtim i sakrificave tona për të qenë të lirë, në paqe dhe krenarë”.

“28 Nëntori është simbiozë e tri momenteve historike që e lartësojnë kombin tonë: ngritja e flamurit në Vlorë dhe shpallja e pavarësisë së Shqipërisë, dalja publike e UÇK-së dhe ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari. Të bashkuar në zemër e shpirt, le ta festojmë këtë ditë me krenari!”, shkroi presidentja e vendit.