112-vjetori i shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, sheshet e Prishtinës stolisen me flamuj
Aktuale
November 28, 2024 - 09:08
Për nder të festës së 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, sheshet e Prishtinës janë stolisur me flamuj kuqezi.
Në sheshet e Prishtinës, pranë flamurit kombëtar, u panë edhe flamujt e shtetit të Kosovës.
Shqiptarët më 28 nëntor festojnë Ditën e Pavarësisë dhe Ditën e Flamurit.
Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë është shpallja e pavarësisë së vilajetit shqiptar nga Perandoria Osmane në kushtet e Luftës së Parë Ballkanike.
Shqipëria u vetë shpall e pavarur në Vlorë më 28 nëntor 1912, nga Ismail Qemali.
Në shpalljen e pavarësisë morën pjesë 40 delegatë nga të gjitha trevat shqiptare.
Menjëherë pas shpalljes së pavarësisë, Asambleja e Vlorës formoi qeverinë e parë të Shqipërisë së Pavarur të drejtuar nga Ismail Qemali, si dhe Pleqësinë.