Edi Rama uron Ditën e Pavarësisë me këngën e Ramë Lahajt “Për ty atdhe”
Aktuale
November 28, 2024 - 08:35
Shqipëria sot shënon 28 Nëntorin, 112-vjetorin e shpalljes së pavarësisë.
Me këtë rast, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama e ka zgjedhur një mënyrë tejet të veçantë për t’i uruar të gjithë shqiptarët.
Ai në Facebook e ka postuar një video nën koreografinë e disa valltarëve të shoqëruar nga kënga “Për ty atdhe”, e kënduar nga tenori i njohur nga Kosova, Ramë Lahaj.