Iku nga lufta kur ishte një vjeç, Kurti pret në takim kryetarin shqiptar të qytetit gjerman Morbach
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim Arianit Besirin, i cili ka fituar zgjedhjet për kryetar të Komunës në Morbach.
Kurti ka njoftuar për takimin me Besirin, ndërsa ka treguar se kishte ikur nga lufta në Kosovë kur ishte vetëm 1-vjeçar, transmeton Zeri.info.
“Shqiptari nga Mitrovica, Arianit Besiri, ishte 1-vjeçar kur ai dhe familja e tij u detyruan të largohen nga Kosova dhe gjetën strehim si refugjatë të luftës në Gjermani. Tash ai ka fituar zgjedhjet për kryetar të komunës në Morbach, në landin Rheinland-Pfalz të Gjermanisë në zgjedhjet lokale të mbajtura atje, për më tepër si socialdemokrat. Mërgata jonë tashmë përveçse e integruar mirë në vendet ku banojnë e zhvillojnë veprimtaritë e tyre, po japin edhe një kontribut të jashtëzakonshëm në jetën shoqërore, politike e ekonomike”, ka shkruar Kurti.
Kurti tutje tha se sapo ka kuptuar që është në Kosovë, ka ftuar Besirin për ta uruar dhe siguruar mbështetje dhe bashkëpunim. /Zëri