Presidentja Osmani uron Ditën e Forcës: Heronjve dhe dëshmorëve që hodhën themelet e Ushtrisë sonë, u takon lavdia e përjetshme
Foto: Laura Hasani

Presidentja Osmani uron Ditën e Forcës: Heronjve dhe dëshmorëve që hodhën themelet e Ushtrisë sonë, u takon lavdia e përjetshme

Aktuale November 27, 2024 - 17:46

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar “Ditën e Forcës”.

Ajo ka thënë se ushtarët e ushtrisë së Kosovës janë gardianë të paqes dhe mbrojtës të pakompromis të sovranitetit e integritetit territorial të Kosovës.

“Urime #DitaeForcës! Në Ditën e ushtrisë sonë, nderojmë zemrën dhe shpirtin e mbrojtjes së atdheut – Forcën e Sigurisë së Kosovës.”

“Ju jeni gardianë të paqes dhe mbrojtës të pakompromis të sovranitetit e integritetit territorial të Kosovës. Heronjve dhe dëshmorëve që hodhën themelet e Ushtrisë sonë, u takon lavdia e përjetshme!” – ka shkruar ajo.