Abdixhiku e pret ambasadorin zviceran: Thirrja jonë për ndryshim po merr mbështetje anekënd Kosovës

Abdixhiku e pret ambasadorin zviceran: Thirrja jonë për ndryshim po merr mbështetje anekënd Kosovës

Aktuale November 27, 2024 - 14:18

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, sot në selinë e partisë e ka pritur ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jurg Sprecher.

LDK-ja njofton se në takim Abdixhiku e Sprecher kanë diskutuar për zhvillimet politike në vend, me theks për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Abdixhiku i ka folur ambasadorin zviceran për përgatitjet e LDK-së për këto zgjedhje.

Ai ka shtuar se “Turneu i Ndryshimit” po merr turne anë e kënd Kosovës.

“Në këtë takim kryetari Abdixhiku dhe ambasadori Sprecher, diskutuan për zhvillimet politike në vend, me theks të veçantë për zgjedhjet e 9 shkurtit. Kryetari Abdixhiku, e njoftoi ambasadorin Jurg Sprecher lidhur me përgatitjet e LDK-së rreth zgjedhjeve, duke theksuar angazhimin e LDK-së për të realizuar programin politik “Rruga e Re”, i cili përmban projekte konkrete që synojnë përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës. U diskutua edhe për rrugëtimin e “Turneut të Ndryshimit”, si dhe mbështetjen e jashtëzakonshme qytetare që po merr ky turne anë e kënd Kosovës, si përgjigje ndaj thirrjes tonë për ndryshim”.

Po ashtu ata kanë diskutuar: “edhe për projekte që synojnë thellimin e bashkëpunimit mes të dyja vendeve, ndërsa kryetari Abdixhiku falënderoi ambasadorin Sprecher për mbështetjen që Zvicra i ka dhënë në vazhdimësi Kosovës, në proceset demokratike dhe zhvillimore të saj”.