Kurti: Forca jonë po rritet vazhdimisht, Republika po fuqizohet
Foto: Laura Hasani

Kurti: Forca jonë po rritet vazhdimisht, Republika po fuqizohet

Aktuale November 27, 2024 - 14:00

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës kanë organizuar “Ditën e Hapur”, me rastin e Ditës së Forcës.

Qytetarët kanë pasur mundësi që të shohin demonstrimin e aftësive dhe kapaciteteve ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Image

FSK-ja është vizituar dhe nga kryeministri i vendit, Albin Kurti, i cili ka thënë se krahasuar me vitet e mëparshme, FSK-ja sot ka më shumë buxhet dhe më shumë armatim.

Image

“Armët, municioni, i cili vazhdimisht po shtohet edhe për nga numri edhe për nga lloji. Nëse e krahasojmë me vitet e mëhershme me qeverisjen tonë kemi dyfishim të numrit të ushtarëve, kemi trefishim të buxhetit, kemi katërfishim të trajnimeve jashtë vendit. Dhe kemi shumëfishim në armatim dhe municion. Armatimi është i blerë nga vend e NATO, SHBA, Turqia, Gjermani, Mbretëria e Bashkuar e të tjerë. Forca jonë po forcohet vazhdimisht dhe me këtë rast po forcohet edhe Republika”, tha Kurti.

Image

Ndërsa, ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci tha se po shënohen shumë hapa në përmirësimin e infrastrukturës për FSK-në.

Image

“Sot këtë ditë po e shënojmë edhe me një hap në plotësim e infrastrukturës, atë të fillimit të industrisë ushtarake. Kosova do të ketë fabrikën e parë të municionit dhe laboratorin për dronë”, tha ai.

Image