Miratohet projektligji për Inspektoratin e Arsimit
Aktuale
November 27, 2024 - 11:39
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të mërkurën ka miratuar projektligjin për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës.
Shefi i ekzekutivit, Albin Kurti, tregoi për synimin e këtij projektligji.
“Synimi i këtij projektligji është trajtimi dhe mbikëqyrja e zbatimit të legjislacionit të aplikueshëm në të gjitha institucionet publike dhe private të cilat ofrojnë shërbime edukative, arsimore dhe aftësuese”, tha ai.
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci tha se ky projektligj përcakton statusin e Inspektoratit të Arsimit në Kosovë, mënyrën e organizimit, kompetencat e përgjegjësitë.
Ajo tha se ky është “mekanizëm i rëndësisë së veçantë”, ndërsa tha se presin që ky projektligj ta bëjë edhe “përmirësimin e cilësisë në arsim”.