Osmani e presidenti kolumbian diskutojnë për “fuqizimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare”
Foto: Facebook

Osmani e presidenti kolumbian diskutojnë për “fuqizimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare”

Aktuale November 27, 2024 - 10:34

“Fuqizimi i Kosovës në arenën ndërkombëtare”, ka qenë një prej diskutimeve të presidentes Vjosa Osmani me homologun e saj kolumbian Gustavo Petro, gjatë qëndrimit të Osmanit atje.

Të mërkurën, Osmani ka njoftuar për pritje me nderime të larta ushtarake në Pallatin Presidencial në Bogota.

Sipas saj, “Kolumbia shfaqi një respekt të veçantë dhe dashamirësi për Kosovën dhe qytetarët tanë gjatë vizitës sime zyrtare në këtë shtet, që është gjithashtu vizita e parë e një kreu shteti nga Kosova në Kolumbi”.

“Diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme si siguria, turizmi, ekonomia e kultura, si dhe për fuqizimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Mirënjohëse pafund për mbështetjen për Kosovën!” ka shkruar Osmani në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Facebook.