Haradinaj: Opozita do të fitojë 60 për qind të votave

Haradinaj: Opozita do të fitojë 60 për qind të votave

Aktuale November 26, 2024 - 18:45

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj është shprehur optimist për rezultatin e zgjedhje të 9 shkurtit. Ai beson se koalicioni që e udhëheq do të fitojë mbi 20 për qind të votave.

Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj, është shprehur i bindur se institucionet e reja do t`i themelojë opozita.

Ai beson se më 9 shkurt tri partitë opozitare do të fitojnë rreth 60 për qind të votave.

Në këtë intervistë dhënë gazetës Nacionale, Haradinaj ka thënë se Koalicioni AAK, Nisma, Lista Konservatore, Forumi Intelektual E-30 dhe lista Ideali do të fitojnë mbi 20 për qind.

“Ne i kalojmë 20 për qind, nuk besoj se edhe dy subjektet tjera politike, LDK e PDK mbesin nën 20 për qind. Besoj se opozita do të ketë mbi 60 për qind të votës në këto zgjedhje”, ka thënë Haradinaj në intervistë pë Nacionale.