Osmani pritet me nderime nga Presidenti i Senatit dhe Kongresit të Kolumbisë, Efraín Cepeda

Osmani pritet me nderime nga Presidenti i Senatit dhe Kongresit të Kolumbisë, Efraín Cepeda

Aktuale November 26, 2024 - 18:00

Gjatë vizitës së saj zyrtare në Kolumbi, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, është prit me nderime nga Presidenti i Senatit dhe i Kongresit të Kolumbisë, Efraín Cepeda

“Gjatë vizitës në Kolumbi, u mirëprita në Senatin e Kolumbisë nga Presidenti i Senatit dhe Kongresit, z.Efraín Cepeda, si dhe nga zëvendës Presidenti e kryetarë të Komisioneve”.

“Diskutuam për rëndësinë e paqes dhe promovimin e vlerave që na përbashkojnë, për bashkëpunimin ndërparlamentar dhe fuqizimin ndërkombëtar të Kosovës. Falënderuese për mikpritjen, mbështetjen dhe bisedën e përzemërt”, ka shkruar Osmani në lidhje me këtë takim. /Zëri

Image

Image

Image

Image