Murati: Numri i kontratave me procedurë të negociuar në mandatin tonë është përgjysmuar
Foto: Laura Hasani

Murati: Numri i kontratave me procedurë të negociuar në mandatin tonë është përgjysmuar

Aktuale November 26, 2024 - 17:01

Ministri i Financave Hekuran Murati, ka thënë sot se gjatë mandatit të qeverisë në të cilën bën pjesë se numri i kontratave me procedurë të negociuar në mandatin tonë është përgjysmuar, kur krahasohet me qeverisjet e kaluara.

Murati këtë e ka thënë duke ju referuar të dhënave të KRPP-së që sot i ka prezantuar deputeti i LVV-së, Armend Muja.

“Sipas të dhënave të KRPP-së që sot prezantoi deputeti Armend Muja, del se numri i kontratave me procedurë të negociuar në mandatin tonë është përgjysmuar, kur krahasohet me qeverisjet e kaluara”.

“Por kur i dëgjon teksa flasin opozita e analistët, të krijohet përshtypja që numri i ktij lloji të kontratave ka tejkaluar të gjitha qeveritë e mëparshme”, ka shkruar Murati.

Sipas tij, është e kuptueshme që numri nuk mund të bjerë në zero sepse çdoherë del diçka për të prokuruar që kërkon shfrytëzimin e neneve 34 dhe 35 të ligjit për prokurim publik.

“Ama as që bëhet fjalë për rritje të numrit të kontratave të tilla, e aq më pak shkuarjes përtej asaj që e lejon ligji”

“Të dhënat më poshtë më së miri e dëshmojne që e gjithë zhurma e propaganda e bërë tash e disa muaj, e orkestruar nga opozita, të cilës po ia mban zhagun edhe Prokuroria Speciale, nuk është asgjë tjetër pos një luftë speciale kundër Qeverisë Kurti, qeverisë më të ndershme që vendi ka pasur ndonjëherë”, thotë Murati. /Zëri