Me ligjin e ri për konsumatorin, Kosova ndalon shitjen e pijeve energjike nën moshën 16-vjeç
Sa janë të sigurta ushqimet para festave, a ka rrezik nga abuzimi i tregtarëve para festave të fund vitit, çfarë duhet të dinë konsumatorët për sigurinë e produkteve dhe masat që merr Inspektorati i Tregut, janë disa nga temat që u trajtuan në emisionin “Alert” me Granit Sokolaj këtë javë në Radio Prishtina
Elma Krasniqi, Zëvendësuese e Kryeinspektores së Inspektorati Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut, ka folur për ankesat që pranon ky organ, duke thënë se departamenti ofron qasje 24 orë numrin e telefonit për të pasur sa më të lehtë komunikimin me konsumatorin.
Ajo tha se ligji i ri i cili është miratuar nga Kuvendi dhe është në pritje të dekretimit nga presidentja Vjosa Osmani, do të sjell shumë risi, një nga to ajo përmendi ndalimin e diskriminimit të konsumatorëve në baza racore, gjinie etj, por edhe ndalimin e shitjeve të pijeve energjike nën moshën 16-vjeçare.
“Varësisht prej natyrës së ankesës së konsumatorit, i ndajmë ato tek sektorët përkatës. Si ministri kemi hartuar ligjin e ri për mbrojtjen e Konsumatorit, i cili ka kaluar të gjitha fazat në Kuvendin e Kosovës dhe është në pritje të dekretimit nga Presidentja”
“Risit që adreson është ndalimi i diskriminimit të konsumatorit në baza racore, fetare etj. Gjitha bizneset janë të obliguara që të ofrojnë shërbime gjithë konsumatorëve pa diskriminime”
Kemi pasur raste kur bizneset të gastronomisë, ose të ngjashme, kanë limituar hyrjen në lokalet e tyre personave të cilët mund të jenë të komuniteteve të caktuara, p.sh, komunitetit RAE. Ndër të tjera është ndalimi i shtirjeve pirjeve energjike personave nën 16-vjeç, pastaj ka qështje të tjera që kanë të bëjnë me të drejtat e konsumatorëve në raport me bizneset, etiketimin e produkteve, sigurinë sa më të madhe të produkteve”, tha Krasniqi në emisionin “Alert” në Radio Prishtina.
Ajo shtoi se projektligji adreson edhe çështjen e kontratave, luftimin e informalitetin etj.