Ymerli Hoxhaj ka nevojë për ndihmë, i duhen 100 mijë euro për trajtim mjekësor
Aktuale
November 26, 2024 - 15:22
Ymerli Hoxhaj i cili ndodhet në koma, pasi ka pësuar dëmtime të rënda në tru, ka nevojë për ndihmë mjekësore.
Sipas informacioneve të publikuara në platformën “GoFundMe” , shpenzimet mjekësore kanë arritur shumën prej 40 mijë dhe çdo ditë po shtohen më shumë.
Për të vazhduar trajtimin e nevojshëm mjekësor, nevojitet një shumë e parashikuar prej 100 mijë eurove.
Një operacion i domosdoshëm në fyt është planifikuar për të mundësuar frymëmarrjen dhe ndërhyrje të tjera kirurgjike janë duke u shqyrtuar nga mjekët.
Në linkun e mëposhtëm mund t’i gjeni informacionet e plota se si mund ta ndihmoni Ymerliun:
https://www.gofundme.com/f/ndihm-per-ymerli-hoxhaj-fushat-urgjente-mjeksore