Mitrovica në prag të 28 Nëntorit zbukurohet me flamuj kombëtarë dhe shtetërorë
Aktuale
November 26, 2024 - 14:35
Për nder të festës së 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, Komuna e Mitrovicës ka zbukuruar qytetin me flamuj kombëtarë dhe shtetërorë.
“Komuna e Mitrovicës ka zbukuruar qytetin me flamuj kombëtarë dhe shtetërorë, në nderim të 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë. Për të shënuar këtë ditë historike, qyteti është mbushur me flamuj kuqezi, që simbolizojnë krenarinë dhe bashkimin e popullit shqiptar”, thuhet në njoftim.
Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri, është shprehur se 28 Nëntori është gjithmonë një ditë festive për Mitrovicën.
Sipas Tahirit, qytetarët mitrovicas e kremtojnë këtë ngjarje me shumë nder dhe krenari.