Haradinaj thërret konferencë, s’tregohet arsyeja
Aktuale
November 26, 2024 - 08:14
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, do të mbajë sot konferencë për media.
Konferenca do të mbahet në selinë qendrore të kësaj partie, me fillim nga ora 11:00.
Arsyeja s’është bërë e ditur.
“Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj mban konferencë për media. Konferenca mbahet në selinë qendrore të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në lagjen ‘Arbëria’, rruga ‘Vicianum’”, thuhet në njoftim.