KFOR-i EULEX-i e Policia e Kosovës përfundojnë stërvitjen “Golden Sabre 2024”

KFOR-i EULEX-i e Policia e Kosovës përfundojnë stërvitjen “Golden Sabre 2024”

Aktuale November 25, 2024 - 20:25

Forcat e KFOR-it, të EULEX-it dhe Policisë së Kosovës, zhvilluan sot stërvitjen e përbashkët “Golden Sabre 2024”, me ç’rast testuan procedurat e tyre për kontrollin e turmës dhe menaxhimin e krizave.

Në njoftimin e KFOR-it thuhet se komandanti, gjeneralmajor Enrico Barduani ka theksuar se ky aktivitet pasqyroi përkushtimin për bashkëpunim në dobi të qytetarëve.

“Kjo stërvitje tregoi gatishmërinë tonë për të trajtuar së bashku çdo sfidë të sigurisë dhe pasqyroi përkushtimin tonë për bashkëpunim të vazhdueshëm, në dobi të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë dhe në mbështetje të stabilitetit rajonal”, tha Barduani.

“Falënderojmë komunitetet lokale për mirëkuptimin dhe mbështetjen e tyre në prag dhe gjatë zhvillimit të stërvitjes”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.