Raportohet se granti i vëllait të Fitore Pacollit është anuluar
Aktuale
November 25, 2024 - 15:15
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ia ka anuluar grantin prej 100 mijë eurosh Blerim Pacollit, vëllait të deputetes së LVV-së, Fitore Pacollit.
Kështu të paktën raporton Periskopi, i cili i ka siguruar edhe dokumentin.
Aty thuhet se vendimi është marrë më 22 nëntor.
Po ashtu raportohet se granti iu anulua edhe këshilltarit të jashtëm të ministrit Faton Peci, Naim Huruglicës.
Dhënia e këtyre granteve kishte bërë goxha bujë, duke akuzuar të parin e MBPZHR-së për ndikim në dhënien e këtyre granteve.
Grant kishte përfituar edhe daja i Fitore Pacollit, Sylejman Islami, por të njëjtit i ishte anuluar ditë më parë.