Miftaraj: Qeveria e sistemi prokurorial duke lozur “pingpong” me akuza e kundërakuza

Miftaraj: Qeveria e sistemi prokurorial duke lozur “pingpong” me akuza e kundërakuza

Aktuale November 25, 2024 - 13:09

Drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj ka komentuar akuzat e Qeverisë së Kosovë ndaj Prokurorisë Speciale.

Ai ka thënë se Qeveria dhe sistemi prokurorial po luajnë pingpong me akuza.

Reagimi i tij i plotë, pa ndërhyrje:

Qeveria e sistemi prokurorial duke lozur pingpong me akuza e kundërakuza.

Mire qe KPK e ushtron rolin kushtetues dhe ligjor duke mbrojtur pavarësinë e saj nga deklaratat politike te ministrave dhe qeverise ne pushtet.

Po me mire do ishte sikur te ishin përnjëmend te pavarur dhe te ushtronin edhe rolin tjetër kushtetues dhe ligjor, duke i mbajtur përgjegjës dhe ndjekur penalisht ministrat dhe secilin qe e keqpërdor buxhetin e Kosovës.

Sigurisht, këtu janë dështakë te dëshmuar dhe te papërmirësuar. E këtë po shfrytëzojnë secila qeveri e korruptuar.