FSK-ja hap dyert për qytetarët, ju pret ta festoni Ditën e Forcës
Foto: Laura Hasani

FSK-ja hap dyert për qytetarët, ju pret ta festoni Ditën e Forcës

Aktuale November 25, 2024 - 12:25

Ministria e Mbrojtjes ka bërë thirrje për të gjithë qytetarët të bëhen pjesë e kremtimit të Ditës së Forcës, më 27 nëntor.

Për t’u njoftuar me fuqinë, gatishmërinë ushtarake, kjo ministri njofton të gjithë qytetarët se nga ora 10.00 janë të ftuar të vizitojnë kazermat e FSK-së në Prishtinë, Mitrovicë, Istog, Gjilan, Prizren, Ferizaj dhe Pomozatin.

Derisa në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë do të jenë të pranishëm udhëheqësit më të lartë shtetërorë.

Në këtë ditë të shënuar forcat ushtarake të FSK-së do të demonstrojnë aftësitë e jashtëzakonshme edhe me aktivitete të tjera.

Image