I riu nga Skenderaj thyen akullin, e punon flamurin me 4000 mijë copëza letre

I riu nga Skenderaj thyen akullin, e punon flamurin me 4000 mijë copëza letre

Aktuale November 25, 2024 - 11:27

I riu nga Skenderaj, Fatjon Gashi, e ka punuar flamurin e Shqipërisë me 4000 mijë copëza letre, për nder të festës së 28 Nëntorit.

Ai ka treguar detaje nga punimi i këtij flamuri.

Atij i ishin dashur plot 2 muaj për ta realizuar këtë punim.

“Flamuri është 1.70 me 2.40 centimetra, mu ka dashtë kohë rreth dy muaj për me e punu. Kam nisur në gjysmën e shtatorit. Së pari e kam punuar në shtëpi, pastaj e kam realizu këtu në shkollë dhe e kam vendosur. Nuk ka shkolla ndonjë program, por jam patriot dhe e ndjej veten që jam shqiptar. Ndjesi më të mirë edhe prej flamurit të Kosovës që e kam punuar me 2 mijë e 24 letra është shumë ndjesi e mirë kur i sheh fytyrat e fëmijëve të moshave madhore që buzëqeshin të japin motivim me vazhdu dhe ky është suksesi”, ka thënë ai në Kanal 10.