Bërnabiqi e shan me nënë deputetin serb, ofendimi u filmua drejtpërdrejt në seancë

Bërnabiqi e shan me nënë deputetin serb, ofendimi u filmua drejtpërdrejt në seancë

Aktuale November 25, 2024 - 09:49

Një incident i rëndë ka ndodhur para disa ditësh në Kuvendin e Serbisë.

Kryetarja e atij kuvendi, që më herët ishte kryeministre e Serbisë, Ana Bërbnabiq, ka ofenduar deputetin e Kuvendit dhe udhëheqësin e i Kryengritjes Ekologjike në Serbi, Aleksandar Jovanoviq, i njohur me nofkën “Cuta”.

Gjithçka nisi në momentin kur deputeti u afrua në vendin ku qëndron kryeparlamentarja serbe dhe e dorëzoi një fletë me notë protestuese kundër litiumit në Serbi.

Letra ku shkruhej "nuk do të gërmoni” duket se e ka nervozuar Bërnabiqin, e cila nuk kurseu fyerjet kundër deputetit serb.

Kryeparlamentarja serbe vërehet duke i sharë Cutën me nënë.

Këtë e ka konfirmuar edhe vet deputeti kur u ftua si mysafir në një emision.

“Më përzuri nga aty…më shau me nënë”, tha ai.