Ministrja Albulena Haxhiu e nis ditën me një videomesazh
Aktuale
November 25, 2024 - 09:38
Sot, nën organizimin e Ministrisë së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, fillon fushata globale “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore”.
Me anë të një videoje, ministrja ka thënë se gjatë mandatit janë përpjekur për të forcuar përgjegjësinë institucionale në luftën kundër dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore.
“Kushdo që ushtron dhunë ndaj jush, nuk ju do dhe as nuk ka respekt për ju”, tha ajo, ku ka kërkuar që të gjitha rastet e dhunës të mos i heshtin, por t’i raportojnë”.
Ndryshe, për nder të kësaj ngjarjeje do të organizohen disa aktivitete, të cilat do të përmbyllen në orën 18:15, ku do të bëhet edhe shënimi i kësaj fushate.