Data e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, presidenti Begaj pret sot përfaqësues të PD-së dhe PS-së
Foto: Laura Hasani

Data e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, presidenti Begaj pret sot përfaqësues të PD-së dhe PS-së

Aktuale November 25, 2024 - 08:31

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, në vijim të konsultimeve për të përcaktuar datën e zgjedhjeve parlamentare që do të zhvillohen pranverën e ardhshme, do të presë sot përfaqësuesit e Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste.

Sipas kalendarit të njoftuar nga Presidenca, presidenti Begaj në orën 10:30 minuta do të pres në institucionin e Kreut të Shtetit, përfaqësuesit e Partisë Demokratike. Konkretisht Sekretarin e Përgjithshëm, Flamur Noka dhe kreut të grupit, Gazment Bardhit.

Ndërkohë, sipas agjendës së paracaktuar në orën 11:30, në takim me Presidentin do të jenë përfaqësuesit e Partisë Socialiste, teksa konsultimet do të mbyllen me takimin me kryetarin e KQZ-së, Ilirjan Celibashi, para se më tej të shprehet për datën e zgjedhjeve të ardhshme.

Begaj është të enjten e shkuar u konsultua edhe me kryetarë dhe faktorë politikë të tjerë, përfshi edhe atë të PD-Demokratët Atlantikë, Lulzim Basha.