Vrasja e nxënësit në Tiranë, Rama: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles për pushtet

Vrasja e nxënësit në Tiranë, Rama: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles për pushtet

Aktuale November 24, 2024 - 14:56

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me diasporën në Britaninë e Madhe komentoi edhe vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani dhe protestën e zhvilluar një ditë më pas. Ai akuzoi opozitën se e ka përdorur ngjarjen politikisht duke mos respektuar as viktimën.

Rama: Shqiptarët e Evropës hasnin në reagime përçmuese kur tregonin nga vinin, ishte një vend i qeverisur keq e më keq në sytë e politikanëve evropianë, qeveria e zhytur në borxhe, rrugë të mbetura rrugëve. Kolapsi energjetik ishte brenda derës, mjete operimi të kohës së miqësisë shqiptaro kineze. Kur tragjedia e një vrasje e prek sot vendin tonë shumë më rrallë se deri dje del në pah nevoja që Shqipëria ka për ju dhe votën tuaj dhe të gjithëve.

Një fëmijë u vra tragjikisht, siç ndodh në Amerikë kur plumbat prodhojnë masakra nëpër shkolla apo këtu në Britani, ndërsa në Shqipëri fryhen me një ngut kriminal kanalet e medias dhe politikës, askush nuk pyet për viktimën, as për nevojën e komunitetit për të gjetur rrugë dhe kuptuar së bashku cili është roli i gjithsecilit por kush të mundet përpiqet ta tërheqë opinionin në ato kanale duke përzier shqetësimin e së vërtetës duke tjerrë lloj-lloj llafesh e teorish e protesta kundër qeverisë për të kthyer viktimën në mish për top të interesave të politikës. Ku bën vaki. Ju jetoni këtu. Pa u varrosur ende kufoma të dalin të gjithë djajtë nga shishet e t’ia marrin valles së mllefeve duke shkelur mbi trupin e të ndjerit. Sa më shumë bien shifrat e vrasjeve.