Ahmeti: Nënshkruam marrëveshje “xhentëlmenësh”, por Vleni nuk e mbajtën fjalën

Ahmeti: Nënshkruam marrëveshje “xhentëlmenësh”, por Vleni nuk e mbajtën fjalën

Aktuale November 24, 2024 - 12:07

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti mbrëmë takoi diasporën shqiptare në Zvicër, ai me ta ndau shqetësimet për mohimin e të drejtave të shqiptarëve sidomos të gjuhës shqipe, por mbi të gjitha siç tha ai, shqetësimet për Qeverinë pa legjitimitet të shqiptarëve.

“Unë nuk ia kontestoj se i ka fituar zgjedhjet por ama Mickoski nuk mund të ndërtojë qeverinë pa legjitimitetin sepse ne kemi fituar mbi 60% të votave të elektoratit shqiptar”, deklaroi Ali Ahmeti.

Ali Ahmeti tha se politika nacionaliste e VMRO-DPMNE-së nuk është në favor të dy komuniteteve më të mëdha në vend.

Ai përsëriti se e vetmja alternativë për vendin është partneriteti i fuqishëm me SHBA-të dhe rrugëtimi evropian. Në këtë rrugë, siç u shpreh, ishte zhgënjyer nga oponentët shqiptar politik.

“Janë dy fjali – nuk ka partneritet me parti politike e cila nuk e ndryshon Kushtetutën dhe nuk e vazhdon rrugën euroatlantike. Janë hedhë firmat, Arben Taravari, Ali Ahmeti, Bilall Kasami, Afrim Gashi, Izet Mexhiti. E mohuan! Të paktën bëhu burrë e mos gënje thuaj: “Po e nënshkruam por na pëlqeu dhe shkuam të realizojmë një qëllim”, tha Ahmeti.

Ali Ahmeti dhe BDI-ja nëpër diasporë vazhdojnë edhe me takime tjera.