Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konfiskimin e armatimit gjatë tri ditëve të fundit në veri.
Ai është shprehur se thirrjet për inspektim vijnë nga qytetarët e thjeshtë dhe tha se siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet për qeverinë/
“Policia jonë gjatë tre ditëve të fundit ka konfiskuar një sasi të konsiderueshme armatimi, siç shihet në foto, ku përfshihen armë dhe granata në veri të vendit”.
“Thirrjet për inspektim vijnë nga qytetarët e thjeshtë që alarmojnë policinë. Siguria e njerëzve dhe siguria e të gjithë vendit mbeten një prioritet kyç për qeverinë tonë, veçanërisht kur përballemi me kërcënime të tilla të afërta për sigurinë tonë kolektive”, ka shkruar Kurti.
Over the past three days our Police has confiscated a substantial amount of armaments, as pictured, which include weapons and grenades in the north of the country. Calls for inspection come from ordinary citizens who alarm the police. The safety of the people and the security of… pic.twitter.com/XPpROCPpLl
— Albin Kurti (@albinkurti) November 22, 2024