Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar lista “Ideal”, siç tha ai, e krijuar nga Bekim Jashari e sot e udhëhequr nga Nuredin Lushtaku.
Haradinaj gjithashtu njoftoi se Lushtaku do të jetë kandidat për deputet, përcjell klankosova.
Në cilësinë e udhëheqësit të koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, ju informoj se Lista “Ideal”, e krijuar nga Bekim Jashari e sot e udhëhequr nga Gjeneral Nuredin Lushtaku, luftëtar i orëve të para të lirisë, bartës i shumë funksioneve në institucionet e pasluftës, Listë që kishte garuar në zgjedhjet e fundit komunale në Skenderaj, sot i është bashkuar koalicionit tonë”.
“Lista “Ideal” do të garojë në listën tonë dhe Gjeneral Lushtaku do të jetë kandidat për deputet. Po ashtu Gjeneral Lushtaku do jetë kandidat i koalicionit tonë për kryetar komune të Skenderajt në zgjedhjet komunale”, ka shkruar Lushtaku.